Rajoni dhe Europa
Gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore do të paraqiten nën mbziotërimin e masave ajrore të qëndrueshme
duke bërë që moti i kthjellët dhe vranesirat e shpeshta të jenë dominante ndërsa pothuasje e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian paraqitet nën ndikimin e kushteve tëpaqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente.
Konkretisht; rrebesheshiu si edhe mini-stuhi ere do të kenë rajoni i Balltikut si edhe Europa Qëndrore.
Po ashtu shira me intensitet të larte do të bien në Ishujt Britanike, gadishullin Iberik si edhe në brigjet e deti Egje.
Shqipëria
Territori Shqiptar do të dominohet nga vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu afat- shkurtër në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore si edhe zona të izoluara në qënder të territorit. Pas-mesditës dhe në vijim do të ketë largim gradulal të shirave si edhe përmirësim i dukshëm i kushteve meteorologjike në të gjithë territorin e vendit por mbetet e lartë lagështira në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës; do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 19°C.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave te lahta e kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë MV por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 22°C.