Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Vlorë, ku një vajzë u përdhunua nga disa persona në ambientet e një hoteli.
E rënduar psikologjikisht, por e fortë dhe e vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj çështje, e reja me anë të një letre ka treguar se nuk mban mend si ka përfunduar në spital,
por zbuloi se brenda ambienteve të spitalit mamaja e dikujt e kanë kërcënuar për të tërhequr denoncimin.
Vajza thotë se do vazhdojë të thotë të vërtetën, me qëllim që përdhunuesit të marrin atë që meritojnë, por edhe ajo atë që meriton.
“Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë.
U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë që ata kanë njohje kanë lekë dhe njohin njerëz ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat, por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin.
Do vazhdoj të them të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.
Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoj”, thuhet në letrën e vajzës që u bë publike në emisionin “Piranjat”.