Majlinda Palushi është mësuesja e gjimnazit “Hydajet Lezha”,
e cila u godit me karrige nga një nxënës.
Palushi pasi mori ndihmën mjekësore në Lezhë,
u nis drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ditën e sotme ajo i është nënshtruar një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit. Megjithatë gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, 16-vjeçari u njoh sot me mësën e sigurisë. Gjykata e Lezhës vendosi “arrest shtëpie” për të miturin ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.