TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme
në një karburant në rrugën ‘
’Bardhyl’’ të Tiranës, ku 2 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autoboti që po furnizohej me benzinë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 minuta.
Mësohet se personat e plagosur janë Myrto Kadiu (menaxher) dhe Miklovan Çollaku (shofer i autobotit). Të dy janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi në përditësim…