Ledjo ka rrëfyer në “Përputhen”,
se ka kaluar një moment shumë kritik të jetës së tij.
Konkurrenti i programit të dashurisë ka treguar se njerëzit e kanë marrë për dobësi dashamirësinë e tij
, duke iu përgjigjur edhe komenteve për seksualitetin.
“Nuk e mendoja që do më shfrytëzonin për pjesën që jam njeri i butë. Ok kam dhe atë pjesën pak agresiv, por e kam prej karakterit impulsiv. Unë jam njeri shumë i dashur dhe i dua njerëzit pa kushte. Asnjëherë nuk kam dyshuar te seksualiteti im, më kanë sulmuar pa të drejtë. Kam qenë për të tjerët shumë i dashur, shumë i afrueshëm, kam qenë në momentet e tyre më kritike dhe të vështira, por ata nuk ishin për mua”, tha Ledjo.