Një rrëfim i pazakontë ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 nga një 30-vjeçar,
babai i një vajze të cilën për fat të keq nuk mundet ta takojë dhe ndërkohë ajo nuk e di ekzistencën e tij.
Ishte muaji korrik i vitit 2011 kur erdhi në jetë vajza e A. Ç..
Ajo ka jetuar nën kujdestarinë e të dy prindërve deri në moshën 3-vjeçare.
Pas një zënke dhe debateve midis çiftit, ata u ndanë.
Gruaja merr një urdhër mbrojtje me qëllim që babai i vajzës mos të mund t’i afrohej kurrë. Pas kësaj ndarje babai biologjik ka tentuar të takojë vajzën e tij, por për arsye të urdhër mbrojtjes nuk mundej.
Gjatë kësaj kohe gruaja, nëna biologjike e vajzës i dha asaj atësinë e ish-burrit të saj të martesës së parë, që edhe në kohën e bashkëjetesës me A. nuk i kishte dhënë fund ligjërisht.
Kur vajza mbushi 6 vjeç, A.Ç. kërkoi ta regjistronte me prindërit biologjik të saj, por aty kuptoi se vajza nuk e di se ka një baba që jeton, pasi nëna e saj biologjike i ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti automobilistik.
Pas dhënies së atësisë nga gjykata dhe provës së ADN, vërtetohet se është babai biologjik i saj. Ai kërkon që vajza e tij të marri vesh të vërtetën, pasi nëna biologjike nuk ia lejon.
Ajo vazhdon ta gënjejë dhe vajza e mitur jeton me mungesën e babait, me motra dhe vëllezër nga dy martesa të tjera të nënës së saj. A.Ç kërkon të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore ndaj vajzës së tij, pasi nuk ia lejojnë këtë gjë.
“Zonja ishte 5 vite më e madhe nga unë, kishte një fëmijë, më thoshte se nuk shkonte mirë me burrin do ndahej. Filluam bashkëjetesën, unë punoja ajo vetëm kujdesej për fëmijën. Prisnim që ajo të bënte ndarjen, pas 2 viteve bashkë erdhi vajza në jetë. Nuk kalonte dot fëmija në atësinë time sepse kishte afate ligjore që duhej të plotësonim.