Marrë shkas nga zhurma që krijoi përplasja me thumba mes Luiz Ejllit dhe Eno Popit,
dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Olta Gixharin
kanë vendosur t’i bëjnë një kamera të fshehtë gazetarit.
Çdo gjë filloi kur Olta Gixhari thërret Eno Popin për një kafe.
Teksa si fillim moderatori dha përshtypjet e tij për filmin, ku tha se Sara Hoxha e kishte surprizuar, ai akoma nuk e dinte se çfarë e priste.
Kur Olta e pyet për vajzën e tij aty plani ishte në rrjedhën e duhur, teksa ai i tregon se ajo ndodhet ne Toronto dhe e sheh shumë rrallë, aktorja me të qeshura i thotë: “Aaa! Në Kanada, mos doje të thoje…”-referuar frazës që u tha nga Luiz Ejlli.
Koha kaloi dhe Olta gjen rastin ti tregoj Enos një mesazh kërcënimi që supozohet se e kishte marrë nga fansat e Luizit.
“Olta, mos e përmend me Luizin!!!!!! Po e përmende njëherë ti dhe Eno Popi për te mare fame, do tju shkatërroj!!! Ty, fisin tënd dhe fisin e Eno Popit… do ma dëgjosh zërin Te Komuna e Parisit…”- shkruhej në mesazhin e krijuar nga Olta dhe dy vëllezërit Veshaj.
Dhe për ti mbushur mendjen aktorja që është në habitatin e saj fillon dhe i trillon historinë e saj lidhur me ngjarjen.
“Unë jam me urdhër mbrojtje, kam frikë nëse e ke vënë re mua më sjell gjithmonë Dori këtu nuk rri asnjëherë vetëm”, i tha Olta.ac