Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi
vendosi të ironizonte komentet mbi një video që qarkulloi goxha në rrjete sociale.
Videoja e saj teksa këndonte “Doli goca në penxhere”
të Merita Halilit u bë virale për shkak të lëvizjes, në dukje të pakontrolluar,
të nofullës së Enxhit.
Në shumë komente, njerëzit aluduan se ajo kishte konsumuar kokainë, pasi lëvizja e pakontrolluar e nofullës njihet si një nga efektet anësore të përdorimit të kokainës.
Në një tjetër video, këtë herë gjatë provave të “Dancing with the stars”, Enxhi këndon me Sardi Strugajn dhe lëviz me dorë nofullën, si një mënyrë për të ironizuar komentet.
Enxhi nuk u ndal në detaje të tjera. Sidoqoftë, vlen të theksohet se lëvizja e pakontrolluar e nofullës mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh, si çrregullimi i kyçit temporomandibular (TMJ), bruksizmi, stresi dhe ankthi, çrregullimet neurologjike, lëndimet, problemet dentare etj.
View this post on Instagram