Halloween është një festë me origjinë pagane.
Në Skocinë e vjetër dikur mendohej se ishte pikërisht nata e 31 Tetorit,
kur nuk kishte kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.
Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.
Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë – ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personazheve të showbizz që kanë krijuar një stil të tyre.
Një i ri për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të bëhej vampir dhe do të ‘hante’ të gjithë politikanët përveç kreut të qeverisë Edi Rama.
Ai tregoi dhe arsyen se përse nuk do e ‘hante’ këtë të fundit.
“E festoj Halloween. Është me trishtuar njerëzit. Unë sot me pas mundësi do i kisha ngrënë krejt politikanët. Do isha bo vampir. Do kisha përjashtuar Edi Ramën. Jam demokrat po do kisha përjashtuar Edi Ramën vetëm për arsye se ka arrestuar Fredi Belerin”-tha a