“Pershendetje JOQ.
Po ju shkruajme ne lidhje me nje skeme mashtrimi, ku nje pjese e madhe e nje grupi mesuesash te 9 vjecares Martin Camaj dhe te shkolles ne Bahcallek, kane rene viktime nga nje kolege e jona.
Behet fjale per mesuese Marinela Harmantinin.
Kjo zonje, na eshte lutur per shuma monetare si borxh per te “kuruar” te shoqin qe thoshte se e kishte ne “gjendje te rende” dhe me vone te atin.
Gjithmone ishte duke qare. Dikush i ka dhene 5 milion te vjetra, dikush ka hyre ne banke per te marre overdraft per t’ia dhene kesaj. Dikush me pak dhe dikush me shume. Jane me shume se 50 persona qe jane mashtruar nga kjo zone gjate nje kohe prej 3 vitesh.
Kemi bere denoncim edhe ne polici. Kemi kontaktuar te shoqin dhe shprehet se nuk ka qene ne dijeni te kesaj veprimtarie te se shoqes. Madje edhe kete e ka denoncuar ne polici sikur gjoja e perdhunonte. Tani zonja ka fikur telefonin dhe eshte zhdukur drejt Canadas ku ka te bijen, nanen, baben dhe te vellan.
Jemi perpjekur te kontaktojme me familjaret e saj, por me kot. Askush nuk na pergjigjet. Keto jane pare djerse dhe mundi qe ia kemi dhane per mire, por qe nje dite te na i kthente. Gjithmone na i ka kerkuar per nje muaj.
Ka 2 jave qe eshte zhdukur. Burri nuk ka kene ne dijeni te ketyre mashtrimeve te saj, sepse ai na pergjigjet ne telefon.
Por i shoqi eshte i mbarum, nuk i ka lane as buken e gojes ne shtepi. Edhe ate e ka zhyt ne banka.“ Burimi JOQ