Mbrëmjen e sotme është mbajtur premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”,
ku në role kryesore janë fituesi i “Big Brother VIP 2”,
Luiz Ejlli dhe aktorja shumë e përfolur gjatë edicionit të dytë të reality show, Olta Gixhari.
Në tapetin e kuq të premierës Luiz Ejlli ka parakaluar bashkë me Kiara Titon kurse Olta ka qenë e vetme pasi siç kishte treguar më parë bashkëshorti i saj nuk dëshiron të bëhet publik.
Të ftuar në premierë janë edhe Bora Zemani me vëllezërit Veshaj, Jori Delli.
Producentët e filmit, Sara Hoxha e Ledioni dukeshin tejet elegantë.