E nisi karrierën si një çun trendy, sykaltër dhe tejet simpatik
Ledion Liço u kthye shumë shpejt në figurën e
munguar mashkullore në ekranin e shqiptar i dalluar për grintën dhe karizmën e tij.
Ndërsa me kohën jeta private mori një rrjedhë që me siguri modetatori Liço as që do ta çonte ndërmend.
Sot Ledioni është bashkëshorti i trashëgimtares së Top Media, baba i tre fëmijëve, ndërsa sa i përket karrierës televizive Liço kohët e fundit ka zgjedhur t’i rrijë larg ekranit duke preferuar të bëjë rolin e producentit të prodhimeve televizive në Top Channel.
I rënë në rehatinë e një burri që s’sështë i detyruar të jetë giithmonë në formë perfekte fizike, në daljet e pakta publike, vitet e fundit Ledion Liço është shfaqur me disa kilogramë më shumë, shpesh me mjekër dhe veshur casual.
Por, kjo pamje e Ledion Liços duket se ka zgjatur deri sonte.
Ndërsa në ambientet e Pallatit të Kongreseve po mbahet premiera e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ producent i së cilit është Ledion Liço, ky i fundit u shfaq në tapetin e kuq më elegant se asnjëherë.
I veshur me një smoking të zi, dukshëm Ledioni ka hequr disa kilogramë që e tregojnë në formë perfekte fizike.
Producenti parakaloi në tapetin e kuq i shoqëruar nga bashkëshortja Sara Hoxha e cila po ashtu duket tejet elegante. Kanë parakaluar shumë çifte sonte në eventin e rëndësishëm të Top Channel e me siguri Ledioni dhe Sara do të jenë ndër çiftet më sharmantë të mbrëmjes.