Dashi
Do jeni shume xheloze dhe posesive me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do keni debate te forta.
Ndryshoni sa me pare sjellje nëse nuk doni te keni probleme serioze.
Beqaret do jene te shqetësuar për disa çështje familjare dhe nuk do mendojnë për dashurinë.
Ne planin financiar do jeni me te qetes sepse situata do jete e qëndrueshme.
Demi
Dite mjaft e animuar dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dëshironi aspak qe dita te mbaroje. Edhe për beqaret do jete dite premtuese dhe e mbushur me takime. Personat qe do iu joshin do jene mjaft te veçante. Me financat duhet te bëni shume kujdes. Nuk ka ardhur ende koha te kryeni shpenzime te mëdha.
Binjaket
Jeta ne çift do jete me e qete se ditët e shkuara dhe do flisni me lirshëm me personin qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do i sqaroni edhe keqkuptimet qe keni pasur. Nëse jeni ende te lire do josheni nga personat me te mëdhenj ne moshe. Kujdes sepse disa mund te kenë edhe lidhje tjetër. Ne planin financiar do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni pasur.
Gaforrja
Venusi do iu mbështetë sot ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me humor te mire dhe do jeni gati te bëni çdo çmenduri për te përjetuar emocione pa fund. Beqaret do kenë takime, por thjesht do flasin qetësisht me personat qe do takojnë. Financat do jene te çekuilibruara. Shmangni investimet.
Luani
Edhe për ju do jete dite pozitive. Marrëdhënia ne çift nuk do ketë asnjë problem, përkundrazi do filloni te keni me tepër besim tek partneri juaj dhe do mendoni një te ardhme me te. Beqaret duhet te kuptojnë njëherë atë qe duan ne te vërtetë para se te hedhin çdo lloj hapi. Me financat duhet te merreni pak me tepër. Beni një riorganizim te tyre qe situata te stabilizohet.
Virgjeresha
Mos e humbni kohen kot duke u marre me te metat e partnerit tuaj sepse askush nuk është perfekt. Mundohuni te tregoheni me te kuptueshëm me te nëse doni qe gjerat te shkojnë mire. Beqaret do kenë një jete sentimentale me te bukur fale një takimi mjaft interesant. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse situata do jete ne gjendjen me te mire te mundshme.
Peshorja
Dite e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ndryshoni sa me pare nëse nuk doni te mbeteni vetëm. Ne planin financiar do keni fat dhe nuk do përballeni me probleme.
Akrepi
Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do jete me e ngrohte se kohet e fundit. Disa mund te marrin edhe vendime te rëndësishme. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse do kenë takime. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe askush nuk do mund t’iu ndihmoje.
Shigjetari
Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite goxha te trazuat dhe te mbushur me debate. Nuk do bini dakord me partnerin dhe askush prej jush nuk do toleroje. Beqaret sado qe do kërkojnë princin e tyre te kaltër nuk do e gjejnë dot atë. Yjet nuk do jene ne anën tuaj sot. Financat nuk do jene problematike kështu qe mund te rrini te qete ne këtë plan.
Bricjapi
Do i përballoni me se miri problemet ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni me te qarte për atë qe doni. Partneri do iu qëndrojë gjate gjithë kohës pranë dhe do iu mbështesë. Beqaret do gjejnë shume persona interesante me te cilët do ia vleje te krijohen lidhje. Dite shume e mire edhe për sektorin e financave. Situata do jete me e qëndrueshme sesa mendonit.
Peshorja
Dite e mbushur me surpriza te këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni me se miri. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ndryshoni sa me pare nëse nuk doni te mbeteni vetëm. Ne planin financiar do keni fat dhe nuk do përballeni me probleme.
Ujori
Mos u tregoni shume kapricoze sot ne jetën tuaj ne çift sepse do krijohen konflikte te panevojshme me partnerin. Ruani sa te mundni qetësinë. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje sepse miqtë nuk do i lënë për asnjë moment vetëm. Ekuilibri financiar do tronditet se tepërmi. Mos rrezikoni shume sepse do mbeteni pa asnjë para ne xhep.
Peshqit
Venusi do ndikoje shume pozitivisht ne jetën sentimentale te çifteve. Ka ardhur momenti qe t’i rregulloni njëherë e përgjithmonë problemet qe keni pasur. Edhe beqaret do jene me shume fat. Do takoni persona te shumte me te cilët mund te fillosh pa frike një histori dashurie. Ne planin financiar do keni probleme te vogla për shkak te shpenzimeve te tepruara.