Një sherr me sende të forta ka ndodhur në një lokal në Pogradec
ku tre persona kanë dhunuar me sende të forta dy vëllezër.
Uniformat blu kanë vendosur në pranga një prej autorëve 37-vjeçarin me iniciale L. B.,
dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerët, 23 vjeçarin me iniciale E. B.,dhe 44 vjeçarin me iniciale A. B.,të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël.
Ndërsa dy vëllezërit e dhunuar I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve marrin ndihmë mjekësore.
Raportohet se dy të rinjtë kanë marrë dëmtime fizike. Ndërsa 3 autorët e dyshuar kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit me iniciale B. B.
v“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe A. B., 44 vjeç, të tre banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi në lokalin e shtetasit B. B., 46 vjeç, në këtë fshat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasit I. D., 25 vjeç dhe A. D., 25 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Çezmë e Vogël, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, tre autorët e dyshuar të ngjarjes kanë shkaktuar dëme materiale duke thyer orendi dhe pajisje në lokalin e shtetasit B. B. Vijon puna për kapjen e shtetasve E. B. dhe A. B.”, raportojnë uniformat blu.
Gjithashtu, policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale M. T., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Në pranga ra edhe 46 vjeçari me iniciale D. H., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, në parkingun e një karburanti, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur një automjet tjetër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas kapjes së tij nga shërbimet e Policisë dhe verifikimit të kryer rezultoi se ai e drejtonte automjetin, pa patentë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.