Moderatorja e njohur Rudina Magjistari
ka kaluar me familjen e saj disa ditë shumë të bukura pushimi.
Ata kanë zgjedhur destinacionin e magjepsës të Disneyland Paris.
Moderatorja ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa prej momenteve që ata kanë kaluar aty.
Në mesin e fotografive dhe videove, Rudina ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të së bijës Mia, për të cilin është kujdesur gjithmonë që ta mbulojë me emoji me zemra apo t’ia bëjë me blur.
Rudina u bë nënë 8 vite më parë, më 29 nëntor 2015, dhe në këtë ditëlindje duket se mami dhe babi i Mias i kanë bërë dhuratë këtë udhëtim të bukur vajzës së tyre.