Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar në një sherr të madh në një lokal në Cërrik.
Në këtë sherr u përfshinë babë e bir dhe tre vëllezër të tjerë të cilët
filluan të godisnin njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Nisi procedimi në gjendje të lirë përkatësisht për shtetasit B. H., 57 vjeç, K. H., 32 vjeç (babë e bir), E. M., 32 vjeç, E. M., 37 vjeç dhe M. M., 25 vjeç (të 3 vëllezër).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.