Sot nis spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”
dhe konkurrentë janë shumë ish-banorë të “Big Brother VIP 2”.
U përfol që do ishte edhe Efi, por ajo mesa duket nuk ka pranuar.
Nëpërmjet një videoje në InstaStory Efi e tha qartë që DWTS i duket një ripërsëritje e Big Brother.
“Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një “Big” ripërsëritje, dysh”, tha ajo.
Kujtojmë që ish-banorët të cilët konkurrojnë në DWTS këtë vit janë Armaldo, Ronaldo dhe Fifi nga BBV1. Në juri do të jetë pjesë e trupës gjykuese Olta Gixhari, ndërsa Kiara Tito vjen moderatore e forumit. Luiz Ejlli do jetë i ftuari i parë VIP që do të çelë mbrëmjen.