Blero tashmë e ka bërë publike lidhjen e re që pas ndarjes nga Afrona.
Këngëtari nuk ndalet me postimet për partneren duke e shfaqur disa herë në Instagram, edhe pse duke mos ia zbuluar identitetin.
Të shtunën ata kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes dhe Blero ka publikuar një foto intime me të dashurën ku krahas shkruan: “Një vit, një jetë, një pafundësi. Të dua dashuri”.
Së fundmi në një intervistë Blero pranoi se është shumë i lumtur dhe i përmbushur.
“Po ja kaloj më së miri në botë. Jam shumë i lumtur. S’po dua të flas shumë për të dashurën time, por jam duke e jetuar jetën me plot energji, me plot dashuri. Ajo nuk është person publik, do privatësi dhe ja respektoj derisa të vendosë të dalë në publik. Ajo më përmbush”, tha ai.