Armaldo Kllogjeri mbylli mbrëmjen e të premtes rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”,
pasi rezultoi konkurrenti më pak i votuar nga juria dhe publiku.
Por largimi i tij nuk ishte dhe aq miqësor, pasi Armaldo u largua me sherr pas një debati me anëtarët e jurisë.
Artisti kërceu në ritmet e këngës së tij, “O jetë”, që solli atmosferë në skenë, por edhe shumë kritika nga juria për hapat e quick step-it. Armaldo debatoi me Lorin dhe Ilirin, madje iu drejtua duke u thënë “po lini nam”, për pikët e jurisë.
Armaldo Kllogjeri: Ju të dy po lini nam. Po bëni debate personale për kërcimin. Afrojini pak pikët me nëjri-tjetrin.
Lori Bala: Pse duhet të bëjmë kompromis?
Armaldo Kllogjeri: Që një të japë 8 pikë, një 3…
Ilir Shaqiri: Ta shpjegova edhe radhës që shkoi, Lori ka një diapazon tjetër gjykimi, unë një tjetër. 3 im për të jetë për ty si 8 e Lorit
Armaldo Kllogjeri: Unë mendoj se është çështje shijeje dhe mënyrën si ju e shikoni
Ilir Shaqiri: Nuk je profesionist. Unë një ditë mund të këndoj para teje, 3 pikë nga ty, mua do më duken 30!
Valbona Selimllari: Jemi të katërt të ndryshëm. Unë dhe Olta nuk gjykojmë teknikën si Lori dhe Iliri, por gjykojmë ndjesinë, korrektësinë.
Armaldo Kllogjeri: Kjo mua më lë të kuptoj që i shihni me sy relativ
Bora Zemani: Nuk mund të jenë të gjithë në një mendje, prandaj kemi 4 anëtarë jurie të ndryshëm
Valbona Selimllari: Hajde këtu herën tjetër dhe na sfido, lëri llafet!