Moderatorja Kiara Tito ka shkëlqyer me veshjen e saj sot në studion e “Fan Club”.
Ndryshe nga dy herët e shkuara, ku moderatoren e kemi parë veshur me të zeza, këtë herë Kiara ka vendosur të vijë në studio veshur me një kostum të kuq, mjaft elegant.
Por, sa ka kushtuar “look”-u i Kiara Titos në këtë puntatë të tretë të Fan Club?
Sa i përket kostumit, Kiara kishte veshur një xhaketë të gjatë oversize të BSB, e cila kushtonte 189 euro.
Sa i përket pantallonave të po së njëjtës markë, kushtonin 115 euro.
Për t’a kombinuar Kiara zgjodhi një palë sandale të “Maria Luca”, në vlerë 495 euro, duke bërë kështu që “look”-u në total të jetë në vlerën prej 799 euro.
Shiko foton: