Mozzik ka rënë pre e grabitjes.
Përmes një statusi në reperi ka bërë të ditur se i kanë grabitur shtëpinë dhe konkretikisht kanë marrë 100 mijë euro,
bizhuteritë me vlerë monetare më shumë se 100 mijë euro, 15-16 armë me leje, etj.
Ai nuk lë pa falënderuar Policinë e Kosovës për gatishmërinë, duke theksuar edhe faktin se është tatimpagues i rregullt.
Njoftimi i Mozzik: “Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)
Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite.
Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura.
Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.
Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi (me leje të gjitha)
Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera)
Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.
Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)
Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.
Shnet Paçi!”