Puntata e djeshme e “Për’puthen” ka qenë tepër e
tensionuar mes djemve dhe vajzave që luftojnë për të gjetur dashurinë e tyre.
Gjithçka duket se ka nisur në momentin që djemtë kanë sulmuar gjatë gjithë kohës Aurelin, duke bërë që ai të heqë mikrofonin
. Lidhur me këtë, Megi ka reaguar ashpër në momentin që Orjani shprehet se Megi po bën avokatin mbrojtës së Aurelit.
“Ka një problem shumë të madh këtu Orjan dhe mos e thuaj më këtë gjë. Nëse nuk e di ti apo të gjithë të tjerët këtu, merreni vesh tani. Unë nuk bëj avokatin mbrojtës të askujt këtu brenda sepse nuk më intereson”, shprehet Megi. Më tej ajo është nervozuar, teksa Orjani e ndërpret dhe flet mbi zërin e saj, duke thënë: “O Zot i madh, a do e nxirrni nga programi këtë”?