Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Julian Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat konkurrente. Më afër qëndrroi me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin.
Po si është raporti i tyre tani që edicioni i tretë i “Big Brother VIP” ka përfunduar?
Teksa ndodhej në shtëpinë e BBV, por edhe në intervistat që ka dhënë pas daljes, aktori i dashur për publikun është shprehur se do mundohet që të mbajë kontakt me të gjithë ish-banorët që ndau rrugëtimin e tij në reality show.
E në fakt duket se po e mban fjalën që ka dhënë. Ditën e sotme ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se fillimisht është takuar me Erjolën dhe më pas atyre u është bashkuar edhe Ledjona.
Madje kjo e fundit postoi pak më parë disa video ku thoshte me shaka se ka marrë vesh se dikush po e tradhtonte. E më pas postoi imazhe të tjera ku zbulonte se ishte bashkuar me Julin dhe Erjolën.
Nga ana tjetër, Deda ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat dhe me humor shkruan bashkëngjitur me të:
“Me shoqet e kursit…”.
View this post on Instagram