Babai i Laert Haxhisë ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në emisionin “Breaking”, në lidhje me akzuat që rëndojnë mbi të birin.
Ai ka folur dhe për marrdhënien e të birit me Klea Gjatën, e reja e cila u arrestua nën akzuë si e përfshirë në disa vrasje në vendin tonë dhe më konkretisht, në vrasjen e Alban Semakut. Qamil Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat ese djali i tij është i përfshirë në vrasjen e Selmakut, pasi sipas tij, ai nuk ka qenë në Shqipëri kur ka ndodhru ngjarja.
Sa i përket Gjatës, ai tha se lajmet që kanë dalë për të rrezikojën t’i shkatërrojnë familjen Laertit, pasi ai është i martuar dhe ka një vajzë.
“Alban Selmakun nuk e njoh unë, si mund ta njohë djali im. Kur e kanë vrarë nuk a qenë djali im këtu. Pse i ngatërroni gjërat. Sa i përket vajzës, Laerti im është i martuar. S’ka lidhje fare me të. Ka një vajzë 5-6 vjeç. Doni të shkatërroni një familje, edhe këtë doni të bëni.”- tha ai.