Ditën e sotme Luiz Ejlli ka postuar një video ku tregon se nuk ka qenë mirë dhe për këtë i është dashur të kalojë disa orë në spital, për të bërë një serum, ndërsa shpjegoi për fansat se kjo ka qenë dhe arsyeja se pse ai nuk ka qenë aktiv së fundmi.
Menjëherë fansat e tij, kanë “vërshuar” në mesazhe e komente duke i uruar Luizit shërim sa më të shpejtë, e mbi të gjitha një nga fansat e tij më të veçantë –
Santi i vogël i cili i ka dërguar një mesazh audio ku e pyet si ndihet, mesazh të cilin Luizi e ka postuar në Instastory.
Mesazhi i vogëlushit: “Më tha mami që ishe sëmurë, tani ke dalë nga spitali, mirë je? Çfarë ke, ça të dhemb? Të dua shumë! Ishalla shërohesh sa më shpejt”