Ndonëse Parisi, Nju Jorku dhe Bangkoku vazhdojnë të presin një numër rekord turistësh,
disa destinacione jo shumë të njohura po tërheqin vëmendjen e udhëtarëve.
Sipas një hulumtimi vjetor, Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm,
shkruan në një artikull revista hungareze IN.HU.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse.
E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit.
Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.
Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë.