Kristi ka deklaruar kohët e fundit në intervista se ka gjetur dashurinë.
Finalisti i Big Brother VIP 2 ka folur për lidhjen e tij të re,
ka treguar se gjërat mes tyre janë serioze dhe se kanë takuar familjarët e njëri-tjetrit.
“Roberti e ka takuar, motra e ka takuar, unë kam takuar prindërit e saj…”, u shpreh Kristi.
Dhe së fundmi ish-banori është fotografuar nga paparaci i Panorama Plus në Bllok, ku shihet duke ecur përkrah një vajze.
Ashtu siç edhe mund të shihni, dy të rinjtë herë pas here prekin edhe duart e njëri-tjetrit.
Kristi ka vendosur edhe një kapele, si për t’u maskuar disi nga sytë e kureshtarëve. Nga ana tjetër, vajza në krah të tij, e cila mendohet se është edhe partnerja e tij, shfaqet me një fustan të thjeshtë dhe thuajse e pagrimuar.
Vajza në fjalë nuk është një emër i njohur për mediat. Vetë Kristi ka folur për vajzën që ia ka marrë zemrën, e cila është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.
“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha ai.