Të gjithë e mbajmë mend sherrin e Zhaklinës dhe Kiarës në një nga puntatat e “Big Brother VIP 2”,
ku ndër të tjera Zhaklina e cilësoi Kiarën si ‘gënjeshtare’.
Marrëdhëniet e tyre nuk kanë qenë të mira as pas mbarimit të spektaklit pasi vetëm pak kohë më parë Zhaklina ironizoi linjën e rrobabanjove nga Kiara Tito.
Por përflitet se vajzat tani do të përballen me njëra-tjetrën sepse do të jenë pjesë e “Dancing with the stars”. Kiara siç u bë e ditur do jetë moderatore e forumit “DWTS Fan Club” ndërsa sipas “Kryefjala”, opinionistja do jetë Zhaklin Lekatari.
Ajo çfarë nuk dihet është nëse opinionistët do të ndërrohen çdo javë apo do të jetë vetëm Zhaku. Po ashtu Kiara do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm.