Parashikimi i Meri Shehut për javën paralajmëron një apokalips për shenjat.
Sipas shpjegimit të astrologes për “Rudina” në Tv Klan,
është java më e vështirë e vitit e cila do të sjellë pasoja për marrëdhëniet e shenjave.
Meri shton se gjithçka që thuhet apo bëhet këtë javë nuk ka kthim pas.
Meri Shehu: Kjo është java më e vështirë e këtij viti, e këtij muaji nëse do të doni. Është java që do bëjmë apokalips në jetën tonë, sidomos të Dashëve, Gaforreve, Peshoreve dhe Bricjapëve të lindur në 10-ditëshin e tretë sepse dielli në fund të Peshores në datën 20-21 dhe Mërkuri përballet me Plutonin dhe gjërat përmbysen. Gjërat e rëndësishme që kemi me njerëzit e afërt për të diskutuar do ndahen por nuk ka kthim prapa. Ata që bëjnë lojë të dyfishtë do marrin parasysh pasojat ose të jenë të ndërgjegjshëm për marrëdhëniet që do bëjnë. Kjo është një javë apokaliptike sa i përket marrëdhënieve dhe mënyrës si ndahen njerëzit me njëri-tjetrin. Nuk ka kthim prapa, ajo që do thuhet këtë javë është njëherë e përgjithmonë.
Dashi – 3 yje
Vetëm Dashët e 10-ditëshit të treë do kenë kujdes në karrierë, punë, bashkëpunime dhe në martesë ata që kanë probleme. Të tjerët do fillojnë të avancojnë më mirë me dashurinë, projekte pune dhe situata.
Demi – 2 yje
Duke qenë se gjithë këto përballje lidhur me punën, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë nuk do t’i përjetojnë mirë, ndryshime pune apokaliptike, marrëdhëniet në çift ose edhe Marsi në Akrep përballë Demit i ka futur në konflikt dhe shumë Dem do shikojnë që me partnerin do ngrihen këtë periudhë.
Binjakët – 3 yje
Më në fund çlirohen nga gjithë këto situata, dashuria ecën mirë, familja sikur u çlirua nga pengesat. Bnjakët e lindur në 10-ditëshin e tretë do kenë kujdes në çështje ekonomike, dashurie, ka ndarje, jo kthime prapa, po u tha fjala e fundit nuk kthehet më. Në relacione me njerëzit e dashur dhe fëmijët duhet të kenë kujdes gjatë kësaj jave.
Gaforrja – 3 yje
Është një nga shenjat që do përballet shumë me luftën për pushtet, çështje familjare. Është një nga 4 shenjat që ka apokalips në shenjën e vet, do zbulohen gjëra të tilla që detyrimisht marrëdhëniet e Gaforreve me të tjerë dhe njerëz të rëndësishëm nuk do t’i lërë të paprekura dhe duke qenë se këto marrëdhënie do jenë disi konfliktuale, mund të arrihet fundi i diçkaje.
Luani – 1 yll
Kanë ngelur në këtë pozicion, çështjet ekonomike fatmirësisht fillojnë dhe rregullohen, por ka gjëra që në planet dhe projektet e tyre janë shumë të ngatërruara. Mosmarrëveshje, thashetheme, dyshime, marrëdhënie në çift, familjare, kthime mbrapa në projekte. Edhe këtu Luanët duhet të kenë kujdes në përgjithësi.
Virgjëresha – 3 yje
Afërdita në shenjën etyre është pozitive, u çlirua nga shumë kontradikta. Tashmë do kenë kujdes Virgjëreshat e lindur në 10-ditëshin e tretë lidhur me çështjet ekonomike dhe një apokalips në marrëdhëniet personale sepse janë dhe kanë pasur probleme në këtë periudhë.
Peshorja – 4 yje
Është një nga shenjat më të adhurueshme gjatë kësa jave, megjithëse të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë javën e jetës së tyre të madhërishme në kuptimin që ndahet shapi nga sheqeri. Pra ato gjëra që thuhen, sqarohen ose nuk janë të qarta do priten me thikë. Ata që do lozin lojë të dyfishtë do marrin parasysh pasojat.
Akrepi – 3 yje
Me karrierën dhe punën do ecin shumë mirë dhe do kenë përmirësime të dukshme në ikonën dhe jetën e tyre sociale.
Shigjetari – 3 yje
Do marrin promovim lidhur me punën, do kenë hapësira pozitive, një shpërblim të mirë por kujdes në shoqëri sepse ka një tradhti ose ndarje në fund të javës.
Bricjapi – 3 yje
Janë një nga shenjat që do ecë mirë me karrierën.
Ujori – 5 yje
Peshqit – 3 yje