Thomas Hand kaloi dy ditë në agoni dhe dëshpërim ndërsa priste lajmet për fatin e vajzës së tij
Emily pasi terroristët sulmuan Kibbutz Be’eri të shtunën në mëngjes,
duke vrarë të paktën qindra njerëz të pafajshëm, përfshirë shumë fëmijë…
Hand tha se vendi i tij ishte në luftë për rreth 12 orë sidomos ditën e parë, kohë gjatë së cilës ai nuk e dinte se ku ishte vajza e tij, pasi ajo kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e një fqinji një natë më parë, diçka që ajo e bënte shumë rrallë. Në një intervistë emocionale Hand shpërtheu në lot ndërsa tregoi momentin që më në fund iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur dhe tha se reagimi i tij ishte lehtësim që ajo nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve…
“Ata thanë: ‘E gjetëm Emily-n. Ajo ka vdekur, dhe unë i thashë “Po!” Unë thashë “po” dhe buzëqesha, sepse ky është versioni më i mirë i mundësive që kisha unë në mendje”, tha babai me një zë që dridhej.
Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians ai tregoi se e kishte rritur vajzën i vetëm pasi është i divorcuar nga bashkëshortja, por tha se ishte i lehtësuar që ajo kishte vdekur dhe nuk ishte kapur peng Hamasi.
“Nuk e dimë sa gjatë mund të mbaheshin pengjet, mund të ishte për vite dhe kur ata njerëz do të kthehen nuk do të jenë më të njëjtë. Nuk do të doja që ajo ta kalonte këtë situatë. Kemi një zonjë të moshuar që është liruar, por gjysma e fytyrës së saj është e lënduar, duhet ta kenë goditur, ka disa shenja në qafë dhe ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur me ta. Vdekja e saj është gjëja më emirë që mund të kërkoja, ka vetëm dy zgjidhje që kam menduar; që ajo të ishte e vdekur apo e rrëmbyer në Gaza si peng”, tha ai