Moderatori Meriton Mjekiqi ka marrë një surprizë të bukur mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” nga e dashura e tij, Ilnisa Agolli.
Çifti i cili u njohën dhe u dashuruan në këtë reality show, u takuan për herë të parë pas daljes së gazetares nga shtëpia.
Me puthje dhe përqafime, mes lotësh dhe e emocionuar Ilnisa u shpreh se rrugëtimi në këtë reality shoë i dha dhuratën më të bukur, sepse ajo dhe Meritoni gjetën njëri-tjetrin në këtë shtëpi.
Duke qeshur, gazetarja i tha partnerit që nuk duhet ti vijë në shtëpi pa fitoren.
“Nuk ma kishte marrë mendja që do të kisha kaq emocion. Kurrë nuk do ta harrosh që ti ndeze dritën time kryesore dhe fakti që unë të desha, të desha sepse ti nuk bën kompromise me askënd për asgjë. Ky rrugëtim na dha dhuratën më të bukur bashkë, gjetëm njëri-tjetrin. Ky rrugëtim do të kthejë ty si fitues te unë dhe te fëmijët tonë. Ti mua a ma premton këtë?”- u shpreh Ilnisa.
Por gjatë takimit gazetares i ka ndodhur një incident me veshje, ku ka zbuluar gjoksin para kamerave.
“Ta premtoj, por ti je mërzit për mua. Pse s’më tregon se je mërzitur për mua?”– e pyeti moderatori.
“As unë nuk po mundem dot, ti je arsyeja. Më ka marrë shumë malli. Mos më hajde në shtëpi pa fitore”- tha Ilnisa.