Sy dhe veshë të gjithë jemi nga “sherri virtual” mes familjes Ramosaj dhe aktori Albano Bogdo.
Pas reagimit të Beatrix Ramosaj, ku paralajmëroi se ka marrë masa ligjore për aktorin lidhur me “ humorin e zi” të përdorur gjatë emisionit të tij “ Albano Show” , ka ardhur një postim edhe nga vetë Bogdo, ndonëse s’ ka përmendur emra ka lënë të kuptohet që ky status i tij lidhet pikërisht me këtë ngjarje.
Në “InsaStory” Albano ka zgjedhur të postojë një shprehje të Mark Twain:
Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jazhtëzakonisht të vyera si komb. 1-Lirinë e fjalës 2-Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes 3-Kryqëzimin publik nëqoftëse përdor një nga dy të parat.
E teksa të gjithë presin një kërkesë “ falje” nga Albano, ky i fundit s’ka ndërmend ta bëjë, madje vazhon të “justifikojë” dhe të “ mbrojë” deklaratën e tij ku iu referua këngëtarit Alban Ramosaj “si ai tipi që iu q* motra në Big Brother”.