A e vurët re? Sezoni i dytë i BBV Kosova pati Kiarën dhe Efin e tij.
Mbrëmjen e djeshme nisi sezoni i dytë i i “Big Brother VIP Kosova”,
me plot personazhe të reja, të njohur dhe më pak të njohur për publikun shqiptar.
E ndërsa konkurrentët e rinj u futën për të parën herë në shtëpinë e famshme, dy prej tyre duket si ishin frymëzuar nga “Big Brother Albania 2” për paraqitjen e tyre.
Po flasim për Brikën, e konsideruar si një prej vajzave më seksi të kastit të këtij viti dhe Edona James, që hyrjen e pati pak “të turpshme”.
Vajzat duket se me ose pa dashje ishin veshur si Kiara Tito dhe Efi Dhedhes në një prej paraqitjeve më “ikonike” të sezonit të kaluar të reality show-t, kur Kiara dhe Efi ishin ende pjesë e grupit “LEK”.