Efi Dhedhes nuk u nda mirë me drejtuesit e Top Channel
dhe ata tani nuk e ndjekin më as në Instagram.
Së fundmi ndjekësit i kanë vënë në dukje Efit
këtë fakt dhe ajo nuk ka ngurruar ta postojë.
“Faleminderit që ma the se nuk e dija”, përgjigjet Efi.
Shumë personazhe të Big Brother nisën punë në Top Channel pas mbarimit të spektaklit, por Efi nuk u pa gjëkundi. Ajo është pyetur se pse nuk po e shohim me ndonjë program, por shprehet se nuk ka gjetur ende diçka që i përshtatet.