Erkada nga Shkodra, nënë e tre fëmijëve
u ka bërë apel gjithë shqiptarëve ta ndihmojnë pasi po lufton me një sëmundje të rëndë.
Ajo është diagnostikuar me kancer limfome stadi katërt agresiv.
Teksa tregon jetën mes vuajtjesh, bën apel për ndihmë në mënyrë që tre fëmijët e saj mos mbeten jetim.
Në apelin për ndihmë ajo thotë se çdo natë, Muhamedi djali 12-vjeçar, Ensara 10-vjeçe dhe Nisrina-4 vjeçe lajnë me lot krevatin ku ajo dergjet prej sëmundjes së rëndë.
Më poshtë ju do të gjeni një numër llogarie bankare për të ndihmuar sadopak Erkandën.
Apeli për ndihmë:
Shperndaje! Mos mi lini femijet jetim! Une jam Erkanda nga Shkodra nene e tre femijeve. Do t’u lutesha motrave dhe vellezerve, qytetareve te dashtun te Shkodres dhe gjithe shqiptareve ane e mbane botes ta shperndanin kete status.
Jeta ime eshte nga me te veshtirat qe mund keni lexuar dhe po mos te ishte per femijet, nuk do ta publikoja, por keto jane sprova te Zotit… E rritur mes dhimbjesh por me forcen qe te jep besimi i kemi perballuar, kam duruar kur humba motren e cila ishte vetem 17 vjec nga nje semundje e rende. Kam duruar kur humba babain, kam duruar kur humba motren tjeter te re ne moshe dhe la kater femije jetime. Nenen qe kam ne shtepi eshte e semure me karroce, e shpirti im e di sa ka vuajtur gjate kesaj kohe.
Por sot po ju drejtohem me zemer ne dore mos mi lini femijet jetim.. Prej nje viti e gjysem jam diagnostikuar me kancer limfome stadi katert agresiv. Ketu shpresat jane te pakta dhe e vetmja shprese eshte kurimi jasht shtetit por qe shuma eshte e paberballueshme per mua dhe familjen time te vrare nga hallet.
Muhamedi djali im 12 vjecar i duhet te kujdeset per motrat e vogla, Ensaren 10 vjec dhe Nisrinen 4 vjec. Nuk ka dite qe krevatin tim nuk e lajne me lot, e keta femije jane forca ime qe sot po ju shkruaj juve. Dua si cdo nene te jetoj sa te rriten, vetem kete deshire kam, ndaj me lot ne sy ju lutem me ndihmoni, mos t’i lej jetime. Ne bote ka shume vuajtje, une jam nje prej tyre dhe sa here shoh femijet them: “Mami do te jetoje vetem per ju” ata jane forca qe me mbajne gjalle…
E di qe mbase jo te gjithe do te kene mundesi te me ndihmojne, por dhe nje shperndarje, nje lutje qe te sherohem eshte shume per mua, ju lutem motra e vellezer per hater te Zotit t’i rris femijet se ata do ta kerkojne nenen e tyre si cdo femije tjeter… Me respekt motra juaj Erkanda Kotrri