Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele (8 tetor) në Tiranë,
ku një 58-vjeçar është zënë poshtë nga një ashensor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit,
ku për shkak të një defekti ka rënë nga kati i parë në katin minus një ashensori i pallatit.
“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, thuhet ne njoftimin e policise.
Nderkohe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.