Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Qesarat bashkia Finiq,
ku Mihal Foto rreth 65 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.
65-vjeçari i cili ka edhe patur probleme me shendetin mendor, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.
Mihal Foto është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga një fqinje e cila kujdesej për të.
Dyshohet se në mesnatë i ka rënë zjarr dhe i ka djegur dyshekun e krevatit dhe nga tymi në banese ai është asfiksuar.
Në vendin e ngjarjes ndoshet grupi hetimor dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.