Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Raskovë të komunës së Obiliqit.
Mësohet se një fëmijë 5-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një lum.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren.
Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci.