Eldona nga Fushë-Bulqiza ishte në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për vëllain e saj.
Ajo ka treguar detaje nga fëmijëria e saj e vështirë.
Teksa fëmijët e tjerë luanin, Eldona dhe familja e saj nuk kishin një shtëpi.
Babai i Eldonës punonte në minierë por kur ajo ishte rreth 10-11 vjeçe u aksidentua dhe situata u bë e vështirë. Eldona u martua në moshë të re, u bë nënë por shumë shpejt jeta e vendosi përballë një sprove.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç u bëre mami?
Eldona: Isha akoma 18 vjeçe kur u bëra me vajzë, por gjithashtu duhej të merrja një goditje tjetër të cilën unë nuk e përballova dot siç duhet pasi bashkëshorti ndërron jetë në Tetor të vitit 2014. Ishte një goditje shumë e madhe për mua.
Ardit Gjebrea: T’u shemb e gjithë bota, është normale.
Eldona: Bota ime u errësua.
Ardit Gjebrea: Ti e kishe mbështetjen e familjes apo jo?
Eldona: Po, familja më mbështeti shumë, sidomos mami. Ajo ishte personi që gjithmonë më thoshte “kam besim te ti dhe duhet të vazhdosh më përpara”.
Ardit Gjebrea: Mami ishte një frymëzim për ty.
Eldona: Po. Ishte ajo që këmbënguli që unë të vazhdoja studimet e cila mori përsipër të kujdesej për vajzën, normalisht bashkë me vajzën dhe me vëllain.
Ardit Gjebrea: Di që keni marrë edhe kredi.
Eldona: Po. Ishte sepse nuk mund t’i përballonim shpenzimet e shkollës.
Mes lotësh, Eldona shton se kjo ditë shënon përvjetorin e parë të ndarjes së nënës së saj nga jeta.