Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë një nga çiftet e njohura për publikun ku filluan romancën e tyre në ‘Big Brother Albania’.
Pas një grumbull pyetjesh, se cila ishte arsyeja se Dagz shkon në pushime pa ty dhe djalin, ajo është përgjigjur në formën e saj, shkruan “Kosovarja”.
“Të gjitha ato pushime qe i kemi rezervuar na është dashur ti anulojmë, sepse Trevi është sëmurë, njëherë nga gripi, pastaj dhembët, por unë nuk ja kam ndaluar planet dhe pushimet me shok Dagzit”.
Kujtojmë se çifti në daljet publike janë shprehur shumë hapur se janë të mirëkuptuar ndaj njeri tjetrit.