Që nga përfundimi i edicionit të parë të reality show “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkira mori shumë mbështetje dhe famë nga publiku shqiptarë.
Ndonëse Einxhel ishte e njohur për publikun hyrja e saj në formatin e njohur patjetër i dha asaj një shtysë të madhe në karrierë dhe jetë.
Brenda shtëpisë ajo krijoi një lidhje me Dj Dagz, lidhje kjo që u kthye në një marrëdhënie shumë të shëndetshme pasi çifti jetojnë së bashku dhe janë prindër të një fëmije.
Shumë prej jush e mbani mend sloganin e famshëm të Einxhel kur rihyri në shtëpinë e “Big Brother” pasi kishte biletën e kthimit.
Kush është për një kafe turke”-dëgjohej të thoshte konkurrentja.
Së fundi Einxhel ka postuar një foto ku tregon se po konsumonte pikërisht kafe turke.
Duket se kafeja është e preferuara e Einxhel dhe kjo shije nuk ka ndryshuar që nga “Big Brotheri”.
“Disa gjëra nuk ndryshojnë”-shkruan Shkira