Një krim i rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali.
Etleva Bod, 31 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve,ndërroi jetë pas dhunës së bashkëshortit të saj, Selami Bodi.
Vëllai i 31-vjeçares Erjon Kanolja ka kërkuar ndihmë për të sjellë trupin e të motrës në Shqipëri duek hapur një llogari “GoFundme”
, teksa zbulon se kanë qenë fëmijët e mitur të saj, që e kanë lajmëruar për ngjarjen.
Ai shton se ata kanë qenë prezent gjatë sherrit mes prindërve të tyre.
“Quhem Erjon Kanolja. Ngjarja e rendë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona të Italisë, i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva Bodi, e cila u bë viktimë e bashkëshortit të saj dhe e episodeve të tij të sëmura të xhelozisë. Lajmërohem atë mbrëmje nga nipi im, i cili është veçse një fëmijë 13 vjeç. ‘Daja, hajde shpejt’- ishte thirrja e tij. Forcat policore dhe mjekësore dhanë maksimumin e tyre për të shpëtuar jetën e motrës sime por ajo e pati të pamundur të mbijetonte për shkak të traumës që pësoi dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 29 Tetorit ora 21:00. Motra ime la pas 4 fëmijë, ku me i madhi prej tyre është 13 vjeç. Të katër këta femije tani janë në dorë të drejtesisë Italiane dhe fatit, pasi e ema e tyre ndërroi jetë dhe i ati i tyre gjendet nën arrest.
Ne u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe personave të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë sadopak të sjellim trupin e pajetë të motrës sonë në Shqipëri dhe gjithashtu ndihmë sadopak për rehabilitimin që do tu bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që ajo la pas. Një ngjarje e tillë na ka lënë të shokuar dhe të mpire, të paaftë për të pranuar realitetin. Një ngjarje e tille si kjo na ka plagosur thellë në shpirt dhe do mbetet traumë e përjetshme si për ne, ashtu dhe për fëmijët që kanë qenë prezent në skene dhe në momentin e tentativës së vrasjes. Ju lutemi na ndihmoni të sjellim trupin e saj te pajetë dhe t’i rehabilitojme këta 4 fëmijë jetim!”-shkruhet në lajmërimin e ndjerë të vëllait të viktimës.
31-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve të mitur, nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndihmës mjekësore të mjekëve të spitalit San Paolo në Savona. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës të së premtes, ku 41-vjeçari shqiptar, Selami Bodi, sipas mediave italiane, njoftoi urgjencën pasi gruaja e tij nuk merrte dot frymë. Por pas ndihmës së parë të dhënë nga urgjenca, rezultoi se Etleva Bodi ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u arrestua nga policia italiane dhe tashmë akuzohet për vrasje. Shkak u bë një debat mes tyre për motive xhelozie.