Moderatorja e njohur, Kiara Tito, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi ajo ndodh që t’u kërkojë fansave mendime për ndonjë gjë. Kështu ndodhi edhe një ditë më parë, ku Kiara u kërkoi ndjekësve se ku mund të gjente një ekspres.
Lidhur me këtë ka reaguar partneri i saj, Luiz Ejlli, duke bërë një postim në “Instastory”-n e tij. Këngëtari i dashur për publikun ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me Titon, e duke qeshur shprehet se edhe ai ka një kërkesë.
“Faleminderit për përgjigjet, për atë ekspresin që kërkoi. Tani kam edhe unë një kërkesë, ku mund të gjej një grua të hajrit?”, thotë Luizi, ndërkohë Kiara teksa qesh i kthehet:
“Po ça ke o burrë, ça pune po të prish?”.
“Nuk është Instagram-i dyqan moj”, ia pret Ejlli dhe Kiara shton: “Po e dinë më mirë. Megjithatë, faleminderit shumë për përgjigjet, se e gjeta”.
Ndërkohë Luizi e mbyll: “Ku po shkon zemër? Po dal me ble. Ku? Këtu te Instagram-i se ka ekspresë të mirë”.
Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata nisën një romancë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, të cilën e vazhduan dhe jashtë saj. Moderatorja dhe këngëtari ndajnë herë pas here foto e video bashkë, ku tregojnë se janë të lumtur krah njëri-tjetrit.