Banorët e Big Brother VIP Kosova janë
mbledhur mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë
dhe kanë pyetur njëri tjetrin për t’u njohur më shumë.
Një prej pyetjeve e ka vënë në siklet transgjinoren Edona James emri i vërtetë i të cilit është Kujtim Shehu.
Këngëtarja shqiptare Linda Halimi i bëri disa pyetje Edonës në lidhje me ndërhyrjet që i ka pasur. Edona ka treguar se gjithçka nisi në moshën 17 vjeç e më pas është emocionuar dhe ka shpërthyer në lot.
Banorët janë munduar ta qetësojnë dhe aktorja e filmave për të rritur, Alby ishte një ndër to që i qëndroi pranë.