Vëllai i aktorit Albano Bogdo ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratën që ky i fundit bëri live në emisionin e tij, duke ofenduar rëndë këngëtaren Beatrix Ramosaj.
“Fjalët e një mbreti do t’i dhembin gjithmonë mendjes së një fshatari. Në krahun tënd deri në fund të botës,” shkruan ai në Instastory.
Këto janë fjalët e tij, por mesa duket nuk ishte ai që pritej, asnjë falje publike, asnjë deklaratë që mund të justifikonte veprimin e turpshëm të aktorit.