Një aksident fatal ka ndodhur sot në Maliq,
si pasojë një e mitur ka humbur jetën.
Policia bën me dije se rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”,
pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K.,
ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se e mitura ka zbritur nga furgoni dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por mjeti, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, e ka përplasur për vdekje në vend.
Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.