Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen
e shkuarnë aksin Përrenjas-Librazhd, në afërsi të Pishkashit.
Një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes për shkak të motit të keq dhe është përplasur me bordurat anësore duke u dëmtuar pjesërisht.
Pak sekonda më pas edhe një tjetër automjet është përfshirë në aksident me dy mjetet që ishin përfshirë më herët në aksident.
Për pasojë të tre këto automjete janë dëmtuar pjesërisht dhe mësohet se drejtuesja e njërit prej mjeteve, që mbeti e plagosur, u dërgua në spitalit e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.