Arbana nuk u pa të bënte asnjë postim nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”,
ç’ka bëri të përflitej se ajo nuk ka marrë pjesë.
Por burime për Iconstyle konfirmojnë se moderatorja mori pjesë në eventin e rëndësishëm e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Ishte vetë zgjedhja e Arbanës që këtë herë të mos ekspozohej shumë. Moderatorja dhe Eduarti ishin veshur me të zeza, ku dukeshin mjaft elegantë, ndërsa Arbana kishte stiluar flokët në një model të thjeshtë klasik, ‘bisht’ që i shkonte shumë me veshjen. Ata mbërritën në premierë pak para se të niste filmi, ku ndër të tjera gjetën kohën edhe për të bërë disa ‘selfie’ me fansat në Pallatin e Kongreseve.