Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxho në klinikën
e së cilës u krye ndërhyrja dentare e 3-vjeçarit, Brian,i cili humbi jetën ka reaguar.
Stomatologia në një postim në rrjetet sociale kërkon që të merren informacione të sakta për anamnezën e fëmijës,
dhe të mos gjykojnë pa e ditur arsyen e ndarjes nga jeta të 3-vjeçarit.
“Prisni ekspertizën me besoni, prisni edhe pak une ketu jam nese kam bere dicka gabim prap ketu jam”
, shkruan Xhaxho, ndërsa theksoi se i ka dërguar ankesë “Urdhrit të Stomatologëve” për të pasur kujdes për informacionet që dalin në emrin e saj.
Postimi i Ina Xhaxhos
Pershendetje doja tiu beja me dije qe une asnje here nuk kam qene e kontaktuar nga urdhri stomatologeve, as me email as me telefon. Presidentit qe perdor Facebook per lajmërime zyrtare I kam derguar leter ANKESË (nga avokati im) ne email per te zbatuar me përpikmeri cdo gje, te jete i kujdesshem per informacionet ne emrin tim sepse ne te tilla raste ka marre permasa te medha. Une jam ne pritje te kaloj 7 dite zie per ate familje. Une sjam as media as joq une jam mjeke si te gjithe ju.
Ndaj ju mik koleget e mi une jam ketu ne Shqiperi ku cdo dite jam prane krenarisë time pran atij qe me ka mesuar te jem e qete te ndihmoj e te kryej profesionin tim me dinjitet me protokolle, jam prane babait tim. Ju gjykoni si te doni por merrini info te sakta jo portalesh per anamnezen e femijes, per gjendjen e tij, kur te dali pra fleta e daljes nga ne, ecurin e SAKTE ne QSUT prisni ekspertizën me besoni. Mos gjykoni ju pa ditur pse! Faleminderit me respekt Dr. INA ХНАХНО